Lajme
Kremlini thotë se ambiciet e Ukrainës për NATO-n mbeten kërcënim për Rusinë
Demokracia
13:38 | 14 Shtator 2022

Share:

Kremlini ka thënë se ambiciet e vazhdueshme të Ukrainës për t’u bashkuar me aleancën ushtarake transatlantike të NATO-s vazhdojnë të paraqesin një kërcënim për sigurinë e Rusisë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se ideja e anëtarësimit të Ukrainës në aleancën e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara ishte “kërcënimi kryesor” për Rusinë, shkruan Aljazeera, transmeton Klankosova.tv.

Ai shtoi se ambiciet e Kievit theksuan “nevojën urgjente” të Moskës për të garantuar sigurinë dhe interesat kombëtare të Rusisë.

Përpara se Rusia të niste pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës fqinje në fund të shkurtit, Moska kishte kërkuar garanci nga anëtarët e NATO-s që Ukraina të mos pranohej kurrë në aleancë.

Të ngjashme
Lajme • 23 Prill 2025
Lajme • 23 Prill 2025