Lajme
Kremlini: ShBA-ja e ka çelësin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, por nuk po e përdorë atë
Demokracia
12:56 | 27 Janar 2023

Share:

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, e ka çelësin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë – por nuk është i gatshëm ta përdorë atë, sipas Kremlinit.

Dmitry Peskov, zëdhënësi i presidentit rus, Vladimir Putin, ka thënë se Amerika mund t’i jepte fund konfliktit shpejt nëse dëshiron, duke “udhëzuar Kievin” për zgjidhje, shkruan Skyneës, transmeton Klankosova.tv.

“Çelësi i regjimit të Kievit është kryesisht në duart e Uashingtonit. Megjithatë, ShBA po pompon armë në Ukrainë në vend të kësaj,” shtoi ai.

Moska ka akuzuar më parë Ukrainën për marrjen e urdhrave nga Uashingtoni dhe pretendon se ShBA-ja po e zgjat konfliktin duke furnizuar Kievin me armë.

Por SHBA-ja ka argumentuar se Moska e nisi luftën dhe ajo mund të përfundojë vetëm nëse Rusia tërheq trupat e saj.

Të ngjashme