Lajme
Kremlini: Presidenti i ardhshëm i Rusisë duhet të jetë si Vladimir Putin
Demokracia
08:18 | 18 Nëntor 2023

Share:

Presidenti i ardhshëm i Rusisë duhet të jetë “ashtu si” Vladimir Putin. Kështu u shpreh zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, shkruan Tass.

“Ashtu si ai, Putin,” tha Peskov kur u pyet se si duhet të jetë presidenti i ardhshëm i Rusisë. Në përgjigje të një pyetjej nëse një gjë e tillë ishte e mundur, Peskov deklaroi: “Një version tjetër, por gjithsesi njëlloj si ai”.

Zgjedhjet presidenciale të Rusisë do të mbahen më 17 mars 2024. Këshilli i Federatës Ruse do të marrë një vendim zyrtar për datën e zgjedhjeve në dhjetor 2023, pas së cilës partitë politike duhet të mbajnë kongreset e tyre parazgjedhore dhe të emërojnë zyrtarisht kandidatët.

Putin ka të drejtë të kandidojë për një mandat tjetër, por ende nuk ka folur për vendimin e tij për këtë çështje.

Të ngjashme