Lajme
Kremlini: Nuk ka patur atentat ndaj Vladimir Putin
Demokracia
18:59 | 16 Shtator 2022

Share:

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka mohuar pretendimet se ka pasur një atentat ndaj presidentit rus Vladimir Putin.

I pyetur nëse raportet, të cilat qarkulluan fillimisht në një kanal në Telegram “General” SVR ishin të sakta, Peskov u përgjigj, “Jo”.

Më 14 shtator u raportua se Presidenti rus, Vladimir Putin mund të ketë qenë shënjestër e një atentati dhe se gomat e përparme të limuzinës me të cilin ai po udhëtonte shpërthyen.

“DailyMail” shkruan se Presidenti rus nuk u dëmtua nga ky shpërthim dhe se autoritetet kanë bërë një sërë arrestimesh, ndërsa anëtarët e gardës personale të Putinit janë shkarkuar për shkak se lëvizjet e tij u bënë të njohura.

Informacioni specifik fillimisht u transmetua nga rrjeti anti-rus General SVR.

Të ngjashme