Lajme
Kremlini konfirmon: Abramovich po merr pjesë në negociatat Ukrainë-Rusi
Demokracia
13:17 | 26 Mars 2022

Share:

Kremlini ka konfirmuar se Roman Abramovich ka marrë pjesë në negociatat ruso-ukrainase, mes raporteve të mediave se miliarderi rus ishte shfaqur si një bashkëbisedues në lehtësimin e bisedimeve të mundshme të paqes.

Në një konferencë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se Abramovich “ka marrë pjesë në negociatat e fazës fillestare dhe se kjo është e vërtetë”, raporton CNN, transmsmeton Demokracia.com.

Më tej, Peskov dha pak detaje, por shtoi se “Tani negociatat po vazhdojnë midis dy ekipeve negociuese – ruse dhe ukrainase”.

Peskov po i përgjigjej një pyetjeje në lidhje me një artikull në The Wall Street Journal që raportonte se administrata e presidentit amerikan, Joe Biden ndaloi sanksionet ndaj pronarit të klubit anglez, Chelsea me nxitjen e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, për shkak të rolit të oligarkut në negocimin e mundshëm të paqes. CNN nuk e ka konfirmuar në mënyrë të pavarur një diskutim të tillë midis Washingtonit dhe Kievit dhe Peskov nuk ka dhënë asnjë informacion shtesë.

Ndërsa Financial Times ka raportuar se presidenti rus Vladimir Putin ka miratuar personalisht rolin e mundshëm të Abramovichit në bisedime, duke përmendur dy persona të paidentifikuar me njohuri të drejtpërdrejta për këtë çështje.

Është e paqartë se çfarë roli në këtë fazë po luan Abramovich në negociatat e mundshme midis Ukrainës dhe Rusisë. /Demokracia.com/

Të ngjashme