Lajme
Kremlini i përgjigjet SHBA-së: Nuk e keni idenë se çfarë po ndodh në Rusi, nuk e kuptoni Putinin
Demokracia
14:39 | 31 Mars 2022

Share:

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha të enjten se as Departamenti amerikan i Shtetit dhe as Pentagoni nuk kanë informacione të vërteta për atë që po ndodh në luftën ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës.

Këto komente ai i bëri pasi inteligjenca amerikane tha se presidenti rus, Vladimir Putin, po mashtrohet nga këshilltarët e tij në lidhje me Ukrainën dhe sanksionet.

“Ata thjesht nuk e kuptojnë se çfarë po ndodh në Kremlin”, tha Peskov.

“Ata nuk e kuptojnë presidentin Putin, nuk e kuptojnë se si merren vendimet dhe nuk e kuptojnë stilin e punës sonë”, tha ai. /Demokracia.com/

Të ngjashme