Lajme
Kremlini: Franca s’mund ta ndërmjetësojë paqen në Ukrainë pasi është “e përfshirë” në konflik
Demokracia
16:52 | 10 Prill 2023

Share:

Franca nuk mund të ndërmjetësojë një paqe në Ukrainë sepse  është “e përfshirë në mënyrë indirekte dhe direkte në këtë konflikt”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Peskov shtoi se është ende e vështirë të imagjinohet ndonjë përpjekje ndërmjetësimi.

Javën e kaluar, Emmanuel Macron i bëri thirrje homologut të tij kinez Xi Jinping që “ta sjellë në vete Rusinë dhe t’i kthejë të gjithë në tryezën e bisedimeve” për luftën në Ukrainë.

Macron po vizitonte Pekinin me presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, e cila tha se pret që Kina të promovojë një paqe të drejtë që respekton sovranitetin e Ukrainës.

Pas një takimi mes treshes, Von der Leyen tha se Xi shprehu gatishmërinë e tij për të folur me liderin ukrainas Volodymyr Zelensky ndërsa vazhdon të refuzojë të dënojë Rusinë për pushtimin.

Të ngjashme