Lajme
Kremlini e pranon: Kemi humbje të konsiderueshme në Ukrainë, kjo është tragjedi për neve
Demokracia
19:14 | 07 Prill 2022

Share:

Zëdhënësi i Vladimir Putin, Dmitry Peskov pranoi se humbjet e Rusisë në Ukrainë ishin “të konsiderueshme”.

Në një intervistë për Sky News, ai pranoi se lufta ishte një “tragjedi e madhe” për Rusinë dhe se “humbjet ishin të konsiderueshme”, përcjellë Demokracia.com.

Ai tha se historia e Ukrainës ndryshoi në vitin 2014 gjatë asaj që ai e quajti një “grusht shteti të paligjshëm”.

“Ukraina u bë anti-ruse, gjithçka që ndodhi në Ukrainë më pas u drejtua kundër vendit tonë”, tha Peskov, duke shtuar se Rusia “ka qenë e shqetësuar për sigurinë e saj për dekada të tëra”.

I pyetur nga gazetarët nëse lufta doli të ishte një poshtërim për Rusinë duke pasur parasysh numrin e ushtarëve të vrarë, ai tha “Jo, kjo është një pamje e gabuar e asaj që po ndodh”.

Por ai pranoi menjëherë: “Kemi një humbje të konsiderueshme ushtarësh. Është një tragjedi e madhe për ne”. /Demokracia.com/

Të ngjashme