Pranvera duket të jetë stina e preferuar e anëtarëve të Lëvizjës Vetëvendosje për tu shëtitur.
Pavarësisht, se qytetarët e vendit tonë janë në krizë ekonomike e me plot halle, kjo nuk po duket shumë e rëndësishme për partinë në pushtet.
Së fundmi tre ministrat e Qeverisë Kurti 2, Rozeta Hajdari, Hajrullah Çeku dhe Elbert Krasniqi janë parë në qytetin e Gjirokastrës. Të shoqëruar me vendasit, ministrat tonë nuk kanë harruar t’i veshin edhe veshjet kombëtare me plis, shkruan Insajderi.
Nga ana tjetër, punën e kryediplomatës po e kryejnë kryetarët e komunave të fituar nga Vetëvendosja. Kryetari i Komunës së Gjilanit, ai i Kamenicës dhe kryetari i Shtimës po qëndrojnë së bashku në Spanjë.
Ndërsa, kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar të premten drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kabineti i tij, deri tani, nuk ka dhënë ndonjë sqarim se sa do të qëndrojë Kurti në SHBA, megjithatë Komuniteti i Shqiptaro-Amerikanëve të Illinois në Çikago ka lëshuar një njoftim që Kurti do t’i vizitojë ata me datë 14 maj. Në bazë të këtij njoftim, i bije që Kryeministri i Kosovës do të qëndrojë të paktën edhe një javë në SHBA.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani gjatë ditës së djeshme ka udhëtuar drejtë shtetit të Kosta Rikës me ftesë të presidentit Carlos Alvarado Quesada.