Lajme
Krejt dhe Drejt e në Kushtetuese | Rama paralajmëron ta çojë në Gjykatë Kushtetuese ndaj Qeverisë Kurti nëse s’zhbllokohen të hyrat vetanake
Demokracia
10:59 | 06 Prill 2023

Share:

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se Qeveria Kurti po i bllokon të hyrat vetanake të komunave, të arritura nga vitet paraprake. Për këtë, ai ka thënë se në rast të mos-zhbllokimit, do ta dërgojë qeverinë në Kushtetuese.

Rama këtë shqetësim e ka shprehur me anë të një postimi në ‘Facebook’, duke thënë se vetëm Komunës së Prishtinës ia ka bllokuar 28.8 milionë euro, të parapara për 172 projekte kapitale për kryeqytetin, shkruan Demokracia.com.

“Prandaj, kërkoj nga Ministri i Financave që të mos bllokojë dhe urgjentisht të bëjë bartjen e të hyrave vetanake të Prishtinës dhe të komunave, në pajtim me Kushtetutën dhe legjislacionin përkatës për vetëqeverisje lokale”, ka thënë kryetari i kryeqytetit, teksa ka njoftuar se iu ka dërguar letër krerëve institucionalë për zhbllokimin e këtyre mjeteve financiare.

I pari i Prishtinës e ka parë këtë veprim si të qëllimshëm për bllokimin e zhvillimit të kryeqytetit në rast të mos-zhbllokimit të këtyre mjeteve financiare. /Demokracia.com/

Të ngjashme