Lajme
Krejt çfarë u gjet në aksionin e Policisë ku arrestua një person për tjetërsim të pronave në vlerë 10 milionë euro
Demokracia
19:44 | 25 Gusht 2023
Ilustrim

Share:

Sektori për Hetime Financiare nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), ne Policinë e Kosovës kanë arrestuar sot një person nen dyshimin se ka tjetërsuar prona ne vlere rreth 10 milionë euro.

Në njoftimin e Policisë thuhet se i arrestuari është A.G.

Ai dyshohet se në bashkëveprim me të dyshuarin Y. H. i cili gjendet në arrati, kanë falsifikuar dokumente dhe dyshohet se kanë arritur të tjetërsojnë një parcelë me sipërfaqe prej 9 (nëntë) hektarësh me vlerë të përafërt të tregut rreth 10,000,000.00 euro (dhjetë milion euro), me ç’rast të njëjtit pasi që kanë bartur pronat në emër të tyre i kanë parcelizuar dhe  më pas i kanë shitur ato tek personat e tretë duke i mashtruar.

Lidhur me rastin gjatë kontrollit të kryer në shtëpinë e të dyshuarit janë sekuestruar dëshmitë si në vijim:

1 (një) pistoletë,

1 (një) karikator me 9 (nëntë) fishekë,

50 (pesëdhjetë) fishekë,

2 (dy) pistoleta me gas,

4 (katër) pushkë ajrore,

2 (dy) llaptopë,

1 (një) shtëpizë kompjuteri,

1 (një) telefon celular,

5680  (pesëmijë e gjashtëqind e tetëdhjetë) euro para të gatshme,

685 (gjashtëqind e tetëdhjetë e pesë)  dollar amerikan,

100 (njëqind) franga zvicerane,  si dhe rreth 500 (pesëqind) dosje të lëndëve të ndryshme në brendësi të të cilave kishte: Fletë poseduese, autorizime, kopje të planeve, historik të pronave, harta kadastrale (kryesisht të Regjionit të Prishtinës), vendime, kontrata të ndryshme të noterizuara të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

Të ngjashme