Lajme
Krasniqi: Vota jonë do të jetë për Qeverinë Kurti dhe presidenten Osmani
Demokracia
13:47 | 16 Mars 2021

Share:

Elbert Krasniqi nga Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës ka thënë se do ta votojë Qeverinë Kurti dhe Vjosa Osmanin për presidente.

Elbert Krasniqi ka folur pas takimit me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, si dhe ushtruesen e detyrës së presidentit, Vjosa Osmanin.

“E takuam zonjën Osmani dhe Z. Kurti. Diskutuam për procedurat dhe hapat në vijim për krijimin e institucioneve. IRDK, siç e dini është e përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës me një deputet dhe vota jonë do të jetë për krijimin e Qeverisë Kurti dhe votë për presidenten Osmani”, ka thënë ai, raporton Demokracia.com.

Kujtojmë se seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të hënën më 22 mars.

Ndërsa, institucionet e vendit pritet që të formohen javën në vazhdim./Demokracia.com/

Të ngjashme