Lajme
Krasniqi viziton degën e PDK-së në Gjenevë: I falënderova punën e shkëlqyer në rritjen e PDK-së
Demokracia
12:49 | 19 Shkurt 2023

Share:

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka takuar anëtarët e strukturave të PDK-së në Gjenevë të Zvicrës.

Krasniqi ka falnëderuar këtë degë për punën e tyre në “rritjen e PDK-së në këtë kanton”.

Më tej ai ka thënë mërgata ka mbajtur gjallë vendin dhe kauzën atdhetare.

Postimi i plotë:

Pritje e ngrohtë nga bashkatdhetarët në Gjenevë, ku takova strukturat e Partisë Demokratike të Kosovës në këtë nëndegë, të cilët i falënderova për angazhimin dhe punën e shkëlqyer në rritjen e PDK-së në këtë kanton.

Po ashtu, ata i urova për 15 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Festa me mërgatën, që e ka mbajtur gjallë vendin dhe kauzën atdhetare me kontributin e saj në çdo periudhë, është përherë kënaqësi.

Të ngjashme