Lajme
Krasniqi viziton babain e ish-presidentit Thaçi: Rikujtuam momentin e shpalljes së Pavarësisë
Demokracia
19:22 | 17 Shkurt 2023

Share:

Në përvjetorin e 15 të Pavarësisë së Kosovës, lideri i PDK’së, Memli Krasniqi ka vizituar sot Haxhi Thaçit, babain e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Krasniqi përmes një postimi në rrjetin social Facebook thotë se në konakun e Haxhi Thaçit rikujtuan së bashku momentin dhe emocionet e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

““Shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik” – janë fjalët më me peshë të Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, të cilat janë gdhendur përjetësisht në kujtesën e secilit prej nesh. Krenari”, shkroi Krasniqi.

Të ngjashme