Lajme
Krasniqi: Variantet e reja të Omicronit nuk kanë fuqi te personat që kanë marrë tri doza të vaksinës
Demokracia
19:38 | 14 Korrik 2022

Share:

Infektolgu Valbon Krasniqi ka thënë vala e re e koronavirusit ka ardhur në Kosovë.

Drejtori i SHSKUK-së që është edhe infektolog me profesion, Valbon Krasniqi thotë se arma më e mirë për mbrojtje nga virusi mbetet vaksinimi.

“Vaksinimi mbetet arma më e fortë e parandalimit të infektimit nga COVD-19 dhe nën variantet e tij”,  ka thënë infektologu Valbon Krasniqi.

Infektologu ka folur për rikthimin e COVD-19 dhe të nëntipeve të tij, duke thënë se dy variantet e reja të Omicronit janë BA4 dhe BA5.

Krasniqi ka thënë se këto variante janë duke u studiuar se çfarë shpejtësie kanë në përhapje, sa është rezistent imuniteti ndaj këtyre varianteve, dhe ndikimi i këtyre te personat që kanë kaluar infektimin.

“Këto variante janë prezente në komunitet, por se sa do të jenë të rrezikshme ende nuk ka informata”, ka thënë ai.

Tutje, ai ka thënë se për momentin këto variante nuk po kanë fuqi te personat që kanë marrë tri doza të vaksinimit, pasi sipas Krasniqit, ata nuk po hospitalizohen.

Të ngjashme