Lajme
Krasniqi uron Pashkët ortodokse: Kosova, si vend demokratik i gëzohet harmonisë dhe bashkëjetesës
Demokracia
13:36 | 16 Prill 2023

Share:

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka uruar besimtarët ortodoksë për festën e Pashkëve.

Krasniqi në një postim në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se Kosova si vend demokratik dhe multietnik në këtë ditë i gëzohet harmonisë dhe bashkëjetesës mes qytetarëve.

Ai ka uruar paqe, begati dhe lumturi për secilin besimtarë.

“Të gjithë besimtarëve ortodoksë ua uroj festën e Pashkëve. Kosova, si vend demokratik dhe multietnik, edhe në këtë ditë të rëndësishme i gëzohet harmonisë dhe bashkëjetesës ndërmjet të gjithë qytetarëve tanë. Uroj paqe, begati dhe lumturi për secilin. Për shumë mot Pashkët!”, ka uruar Krasniqi.

Të ngjashme