Lajme
Krasniqi: Unë e urrej dhunën, vrasjet, burgosjet, s’kam qenë i përfshirë asnjëherë në to
Demokracia
10:40 | 05 Prill 2023

Share:

Ish-Zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi është duke iu drejtuar gjykatës në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Fjalën e tij ai e ka nisur duke prezantuar një autobiografi të tij që nga lindja, për të kaluar më pas në aktivitetin politik.

Duke treguar se vetë ka qenë i dënuar nga ish-Jugosllavia, Krasniqi ka thënë se akuza që i bëhet tani është e paarsyeshme.

“Unë e urrej dhunën, vrasjet, burgosjet, torturat, dënimet, jo pse janë ushtruar ndaj meje dhe ndaj nesh si popull por janë tepër të ulëta dhe çnjerëzore. Çdo njeri që flet të vërtetën që asnjëherë nuk kam qenë i përfshirë në asnjë vrasje, burgosje, e presion ndaj askujt”, ka thënë Krasniqi, njofton KlanKosova.tv.

Ai ka thënë se integriteti i tij personal dhe intelektual nuk do ta lejonte që të përdorte ndaj dikujt dhunë si mjet.

Të ngjashme