Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka deklaruar se Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe ministrat kanë dhënë dorëheqje individualisht.
“Dorëheqja është evidentuar saktësisht, individualisht në procesverbalin e takimit”, ka thënë Krasniqi.
Ai ka bërë me dije se do ta votojnë raportin e komisionit për verifikimin e mandateve të deputetëve, teksa shtoi se janë të gatshëm edhe për zgjedhje.
Krasniqi tha se sot kanë ardhur në Kuvend që ta zhbllokojnë situatën e krijuar.
“Kërkesa dhe rekomandimi i PDK-së është pranuar. Të gjithë ministrat dhe Kurti kanë dhënë dorëheqje individualisht. Ka një ndryshim të gjendjes, dhe na krijohet mundësia të votohet raporti për mandate”, tha Krasniqi.