Lajme
Krasniqi tregon pse s’e ftoi Kurtin t’i vizitojë komunat veriore
Demokracia
14:36 | 28 Qershor 2023

Share:

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka deklaruar mbrëmë se asnjëherë nuk e ka ftuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti që t’i vizitojë komunat veriore.

Në një intervistë për T7, ai foli për kryetarin e Leposaviqit, Lulzim Hetemi, i cili tash e disa javë po qëndron brenda objektit komunal.

Sipas tij, Kurti i ka takuar katër kryetarët veriorë – që po kundërshtohen nga serbët lokalë – por nuk i ka vizituar ata nëpër komuna.

“Nuk e kam ftuar kryeministrin Kurti që të jetë në këto komuna. Besoj që kryeministri Kurti ka mjaftueshëm punë e obigime dhe nuk e kam parë të nevojshme që ta ftojë”, u shpreh ai.

Të ngjashme