Lajme
Krasniqi thotë se Dehari bëri shkelje arbitrarare duke e ndërprerë seancën pa lejuar votim
Demokracia
16:10 | 21 Prill 2025

Share:

Albert Krasniqi nga Demokracia Plus ka thënë se Avni Dehari ka bërë shkelje kur e ndërpreu seancën konstituive pa e lejuar votimin.

“Rendi i ditës i seancës konstituive është i paracaktuar dhe nuk mund të ndryshohet apo të anashkalohet. Kryesuesi i seancës konstituive veproi në mënyrë arbitrare dhe në kundërshtim me obligimet kushtetuese duke e ndërprerë seancën pa lejuar zhvillimin e votimit. Votimi i deputetëve nuk mund të paragjykohet mbi bazën e deklarimeve në media. Kjo është përpjekje e qëllimit për të bllokuar konstituimin e Kuvendit.”

Të ngjashme