Lajme
Krasniqi takohet me shefin e EULEX-it, flasin për situatën e sigurisë
Demokracia
17:39 | 07 Shtator 2023

Share:

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, sot ka pritur në takim shefin e EULEX’it, Giovanni Pietro Barbano.

Krasniqi ka thënë se ata kanë diskutuar për situatën e sigurisë, sundimin e ligjit dhe rolin e EULEX-it në Kosovë, tashmë si mision këshillëdhënës dhe me kompetenca të kufizuara.

“Sot, prita në selinë e PDK-së shefin e ri të EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano. Bashkë disktuam për situatën e sigurisë, sundimin e ligjit dhe rolin e EULEX-it në Kosovë, tashmë si mision këshillëdhënës dhe me kompetenca të kufizuara”, ka shkruar Krasniqi.

Të ngjashme