Lajme
Krasniqi takohet me kryetarin e Dragashit, diskutojnë për projektet e financuara nga MAPL
Demokracia
17:26 | 02 Nëntor 2022

Share:

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, sot është takuar me kryetarin e Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ku biseduan për disa projekte, të cilat janë financuar nga MAPL.

Krasniqi, poashtu vizitoi projektin  ‘Asfaltimi i rrugës Zlipotok-Baqkë-Brod’ , projektin ‘Ndërtimi i parkut në Dragash’ dhe projektin për ‘Ndërtimin e stadiumit në fshatin Bresanë’, të cilat janë financuar nga Granti i Performancës Komunale.

Gjithashtu, Krasniqi u takua edhe me banorët e fshatit Restelicë dhe Bresanë, me të cilët diskutuan për sfidat e tyre, kërkesat konkrete dhe mundësitë për përmirësimin e kushteve të këtyre banorëve.

Postimi i plotë i Elbert Krasniqit:

Të ngjashme