Lajme
Krasniqi: Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut, posaçërisht gjatë festave
Demokracia
21:22 | 25 Dhjetor 2023

Share:

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, me rastin e Krishtlindjes ka vizituar disa familje, ku pas kësaj tha se “shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut, posaçërisht gjatë festave”.

“Ngrohtësia e vatrave të zjarrit, dritat vezulluese që zbukuronin pemët e dekoruara bukur dhe meloditë e ëmbla të këngëve tona që kumbonin nëpër çdo shtëpi ku isha sot mysafir, i bënë vizitat e mia me rastin e Krishtlindjes vërtetë magjike”.

“Përtej këtyre, ngrohtësia e vërtetë ishte mikpritja dhe mirësia që më dhuruan familjet e Edi Markut në Dardani, Rrok Lulit në Dujakë dhe Anton Nikollbibajt në Brekoc të Gjakovës, si dhe të Pjetër Përlazrit në Velezhë dhe Mario Palucës në Trepeticë të Prizrenit”.

Ai tutje përmes një postimi në Facebook i shprehi mirënjohje secilës familje që e priti me rastin e kësaj feste.

“Fryma e kësaj feste le të vazhdojë të shkëlqejë në jetën tuaj, duke përhapur përgjithmonë vetëm dashuri, paqe dhe mbarësi! Për shumë mot Krishtlindjen!”, shkroi Krasniqi për fund.

Të ngjashme