Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi i ka vizituar sërish ish krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë.
“Pak ditë para 28 Nëntorit, i vizituam çlirimtarët në Hagë. Si përherë, ata reflektonin krenari për të kaluarën e besim për të ardhmen”, ka shkruar Krasniqi.
“I uruam për festat kombëtare, me urimin që përvjetorët e ardhshëm t’i festojmë prapë së bashku, në atdheun tonë, krahëhapur e me zemrat plot”, ka shkruar ai.
Bashkë me Krasniqin në Hagë kanë qenë edhe Bernard Nikaj dhe Bekim Çollaku. /Demokracia.com/