Lajme
Krasniqi: Së shpejti në Kuvend do të miratohet Reforma zgjedhore
Demokracia
14:11 | 07 Prill 2023

Share:

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi paralajmëroi se së shpejti do të miratohet në Kuvend Reforma Zgjedhore.

“Kjo reformë tashmë është në procedura parlamentare dhe së shpejti do të miratohet për ti dhënë vulë përfundimisht vullnetit politik koncensual që e kemi arritur”, pohoi Krasniqi.

“Për më shumë se një dekadë, Partia Demokratike e Kosovës ka qenë e hapur dhe e angazhuar për të reformuar sistemin zgjedhor në Kosovë, me qëllim të avancimit strukturor dhe përmbajtjesor të proceseve elektorale, si një parakusht për demokraci të qëndrueshme, pushtete të përgjegjshme dhe institucione të ligjshme. Mirëpres përmbylljen me sukses të propozimeve legjislative për realizimin e kësaj reforme dhe përgëzoj anëtarët e Komisionit Ad Hoc të Kuvendit për Reformën Zgjedhore, të kryesuar nga Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, për punën e madhe, kohezionin politik e përkushtimin përtej partiak për të avancuar këtë segment vital të demokracisë.
Kjo reformë tashmë është në procedura parlamentare dhe së shpejti do të miratohet për ti dhënë vulë përfundimisht vullnetit politik koncensual që e kemi arritur”, ka shkruar Krasniqi.

Të ngjashme