Lajme
Krasniqi: Rikandidimi për herë të tretë i të njëjtës figurë përçarëse qëllim të vetëm e ka bllokimin
Demokracia
17:38 | 21 Prill 2025

Share:

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se ajo që ndodhi sot në Kuvend është “situatë e paprecedentë”, duke iu referuar ndërprerjes së seancës pa u vënë në votim kandidatja për kryeparlamentare.

Ai ka shtuar se koalicioni VV-Guxo- Alternativa e kanë humbur shumicën parlamentare, por po vazhdojnë të sillen sikur e kanë fituar “një të drejtë absolute për të sunduar”.

“Koalicioni VV-Guxo-Alternativa e ka humbur shumicën parlamentare, por po sillen sikur kanë fituar një të drejtë absolute, hyjnore, për të sunduar. Ata nuk po kërkojnë zgjidhje. Po kërkojnë nënshtrim.”

Krasniqi ka thënë se rikandidimi për herë të tretë i Haxhiut është akt përçarës.

“Rikandidimi, për herë të tretë, i të njëjtës figurë përçarëse që ka dështuar dy herë, nuk është këmbëngulje. Është akt përçarës – me një qëllim të vetëm: bllokimin.”

Ai ka thënë se zgjidhja është e thjeshtë: të ndërrohet kandidatja.

“Madje, sot nuk u lejua as votimi, meqë në mënyrë arbitrare, kryesuesi i seancës e ndërpreu atë, duke e shkelur edhe Rregulloren e Kuvendit. Koha nuk pret. Sfidat janë reale. Jetët e qytetarëve nuk mund të mbeten peng të një loje politike pa fund. PDK-ja është e qartë: Mjaft me vonesa. Mjaft me teatrin e votimeve të dështuara. Mjaft me arrogancën e pakicës që sillet si shumicë. Zgjidhja është e thjeshtë: Ndërrojeni kandidaten. Ndërrojeni qasjen. Ndërrojeni logjikën. Jo për ne. Për Kosovën. Çdo ditë që kalon, përgjegjësia rritet. Emri i bllokadës është i njohur. Dhe koha nuk fal.”

Të ngjashme