Lajme
Krasniqi reagon pasi policia tha se i kanë lënë Molliqajt fletëarrestin në banesë: Është rrenë e kulluar
Demokracia
22:21 | 01 Shkurt 2022

Share:

Anëtari i PSD-së, Frashër Krasniqi, ka thënë në emisionin Pressing se Policia e Kosovës po gënjen kur po thotë se e kanë kërkuar në banesë Dardan Molliqajn, e kur nuk e kanë gjetur ia kanë lënë ftesën për paraqitje të stacion aty.

Molliqaj u arrestua para futjes në studion e emisionit Pressing për protestën e mbajtur të shtunën. Por Kuçi thotë se ai nuk e ka goditur policin. Policia ka lëshuar komunikatë ku ka shpjeguar përse është arrestuar ai, ndërsa Krasniqi nuk pajtohet me këtë kumtesë.

“Është rrenë që po thonë se i kanë dërguar fletëarrest Dardan Molliqajt. Është rrenë e kulluar”, tha Krasniqi.

Tutje ai tha se aktivisti i PSD-së, Adem Megjuani, është arrestuar edhe pse vetëm ishte ftuar për paraqitje në Polici.

“Ai shkoi në Polici pasi ishte thirrur për intervistim. Por ai aty u arrestua”, shtoi ai.

https://demokracia.com/lajmi-i-fundit-dardan-molliqaj-dergohen-ne-paraburgim-per-48-ore-policia-jep-detaje/

Të ngjashme