Lajme
Krasniqi: Ramazani është si një spital me shumë reparte
Demokracia
21:00 | 13 Prill 2021

Share:

Shefqet Krasniqi e cilësoi Ramazanin si një spital me shumë reparte, i cili shërben për të shëruar njerëzit.

Imami i njohur kosovar Shefqet Krasniqi ka thënë se Ramazani është si një spital, i cili shëron shumë sëmundje, raporton Demokracia.com.

“Nga ana shëndetësore fizike Ramazani është spital me shumë reparte i cili shëron shumë sëmundje të njeriut”, tha Krasniqi në RTV Dukagjini.

Ai po ashtu tha se edhe pasi janë bërë studime shkencore, është arritur ky përfundim për agjërimin.

“Janë bërë studime shkencore edhe nga ata që nuk e njohin Ramazanin, kanë kuptuar se prej ilaçeve shumë efektive është të  rrish uritur”, tha Krasniqi./Demokracia/

Të ngjashme