Lajme
Krasniqi: Qeveria e neglizhoi situatën në Deçan
Demokracia
16:36 | 13 Korrik 2021

Share:

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka reaguar për situatën e krijuar në Deçan pas dyshimeve se mbi 1500 persona u helmuan nga uji i pijshëm.

Ai ka thënë se helmimi i qytetarëve të Deçanit nuk është vetëm çështje e shëndetit publik por edhe e sigurisë nacionale e cila kërkon mobilizim të gjithmbarshëm të të gjitha niveleve të qeverisjes.

Krasniqi ka drejtuar kritika edhe ndaj ekzekutivit. Ai thotë se është brengosëse neglizhenca e Qeverisë dhe se kjo cështje po trajtohet me vonesë nga ana e tyre.

“Jam i shqetësuar me gjendjen e rëndë nëpër të cilën po kalojnë qytetarët e Deçanit. Helmimi i qytetarëve të kësaj komune nuk është vetëm çështje e shëndetit publik, por edhe çështje e sigurisë nacionale dhe kërkon mobilizim të gjithëmbarshëm të të gjitha niveleve të qeverisjes. Jam i brengosur edhe për neglizhencën e Qeverisë qendrore, e cila me shumë vonesë po e trajton situatën, në kohën kur duhet të jetë plotësisht pranë qytetarëve të kësaj komune. Duhet të ndërmerren masa të shpejta për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve të dëmtuar, mes tjerash duke siguruar medikamente, staf shëndetësor shtesë, si dhe ujë të pijes të sigurt. Po ashtu, duhet ofruar gjithë ndihmën e nevojshme institucioneve lokale dhe siguri për të gjithë qytetarët e Deçanit, duke mos lënë hapësirë për panik. Ftoj institucionet përgjegjëse që ta hetojnë rastin dhe të dalin me konkluzione sqaruese sa më shpejt”, ka shkruar Krasniqi.

Të ngjashme