Bokseri shqiptar, Haxhi Robin Krasniqi ka publikuar një fotografi në të cilën thotë se ishte një nga goditjet e palejuara në boks nga kundërshtari i tij, Dominic Boesel.
Krasniqi pësoi humbje duke humbur titullin e kampionit të botës në duelin e 9 tetorit të këtij viti, shkruan Demokracia.com.
Robin Krasniqi ka akuzuar vazhdimisht gjyqtarët e duelit se nuk kanë dhënë vendime të drejta.
“Kjo është një nga gati 30 gjuajtjet ilegale nga Dominic Bösel më 9 tetor 2021 në Magdeburg. Kështu e quani boks? A është e mundur të hiqet titulli i kampionit të botës para miliona audiencës në një kanal publik ligjor? Ku ishte gjyqtari i ringut në atë kohë dhe çfarë përgjegjësie kishte gjyqtari i ringut?”, shkroi Krasniqi në Facebook.
Ndryshe, Krasniqi e akuzoi Boeselin se kishte përdorur edhe doping. /Demokracia.com