Ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi ka folur në seancën e Gjykatës Speciale që po vijon edhe tani, prej ku i ka kërkuar prokurorit Jack Smith që të mos flas në emër të Kosovës.
Krasniqi ka thënë se në emër të qytetarëve të Kosovës mund të flasin vetëm përfaqësuesit e këtij vendi, raporton Demokracia.com.
“Kam reagim në fjalën e prokurorit Z.Smith kur foli në emër të popullit të Kosovës. Në emër të qytetarëve të Kosovës, në emër të popullit të Kosovës, mund të flasim ne përfaësuesit të tij. Unë 45 vjet të jetës time i kamë të angazhuar për liri, për drejtësi dhe për çlirimin e kombit tim nga robëria. Në zgjedhjet e vitit 1992 kam qenë i zgjedhur deputet në Kuvendin e Kosovës që regjimi i Serbisë nuk e ka lejuar që të konsittuohet. Pas luftës çlirimtare kam qenë në të gjitha legjislaturat dhe deri në vitin 2014 përfaqësues i qytetarëve të Kosovës.”, tha Krasniqi.
Ai tutje ka thënë se në emër të popullit të Kosovës flasin përfaqësuesit e tij, e jo ata që tentojnë ta dëmtojnë luftën shumëvjeçare.
“Në emër të popullit tim, në emër të kombit tim dhe në emër të luftës dhe sakrificave të mëdha të kombit tim, flasim ne përfaqësuesit e tij dhe jo ata që tentojnë ta dëmtojnë luftën shumëvjeçare të kombit tim dhe luftën e fundit të popullit tim për liri, barazi, drejtësi e shtetndërtim. Për çka kombi ynë e ka fituar mbështetjen ndërkombëtare, e kemi çliruar Kosovës dhe Kosova sot është e lirë nga ai regjim.”, tha Krasniqi.
Demokracia.com në vazhdim do t’ju sjellë zhvillime nga seanca e Gjykatës Speciale.
LEXO edhe:
Prokurori Jack Smith paraqitet në seancën e Speciales, ky ishte fjalimi i tij