Lajme
Krasniqi pret në takim deputetë austriakë, flasin për thellim bashkëpunimi
Demokracia
19:37 | 19 Qershor 2023

Share:

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur në takim delegacionin e Grupit Parlamentar të Miqësisë mes Austrisë dhe Kosovës, të udhëhequr nga deputetja Carmen Jeitler-Cincelli.

Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, theksoi se në këtë takim u bisedua për raportet e shkëlqyeshme mes dy shteteve dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit tonë bilateral.

“Në takim me deputetët austriakë theksova se populli i Kosovës është mirënjohës për ndihmën dhe mbështetjen e dhënë nga Austria ndër vite, në fusha të ndryshme. PDK-ja mbetet e përkushtuar në kultivimin e raporteve të mira me miqtë dhe aleatët tanë ndërkombëtarë, në funksion të arritjes së qëllimeve tona shtetërore”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

 

Të ngjashme