Lajme
Krasniqi pret Abazoviqin, përshëndet marrëveshjen Kosovë-Mal i Zi për hapësirën ajrore
Demokracia
18:32 | 14 Prill 2023

Share:

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi e ka pritur në takim kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Ai ka thënë se me Abazoviqin kanë folur për raportet në mes të dyja vendeve dhe mundësitë e reja për thellim të bashkëpunimit.

Krasniqi më tej e ka përshëndetur arritjen e një marrëveshjeje mes Prishtinës dhe Podgoricës.

“Marrëveshja e nënshkruar sot për shfrytëzimin e hapësirës ajrore është një lajm i mirë dhe urova që ajo të zbatohet sa më pare”.

“Si anëtare e NATO-s dhe shtet që ka bërë progres në procesin e anëtarësimit në BE, nga Kryeministri Abazoviq kërkova mbështetjen e Malit të Zi për Kosovën në rrugën e përbashkët drejt integrimit Euro-Atlantik”.

Të ngjashme