Lajme
Krasniqi: Përndjekja e njerëzve të UÇK-së po kalon çdo kufi logjik, shteti duhet të reagojë
Demokracia
08:23 | 09 Mars 2024

Share:

Profesori universitar Milazim Krasniqi ka kritikuar aksionet e fundit të Prokurorit të Specializuar ndaj ish-komandantëve të UÇK-së.

Duke reaguar ndaj ndalimit të mbrëmshëm të ish-komandantit të UÇK-së, Sami Lushatku, ai ka bërë me dije përndjekja e njerëzve të UÇK-së 25 vite pas mbarimit të luftës është duke kaluar çdo kufi logjik.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se institucionet e Kosovës duhet të marrin qëndrim ndaj këtyre veprimeve.

“Eksplodimet ndodhin ne Zvecan, ndersa EULEX arreston Sami Lushtakun ne Emerald. 25 vite pas mbarimit te luftes, keto arrestime arbitrare kane kaluar cdo kufi logjik, jane shnderruar ne perndjekje sistematike ndaj ish luftetareve shqiptare. Institucionet tona shteterore duhet te marrin qendrim te qarte ndaj kesaj perndjekjeje e te mos fshihen pas deklaratash me dykuptimësi”, ka shkruar Krasniqi.

Të ngjashme