Lajme
Krasniqi përmend skandalet e Gërvallës e Bislimit: Kosova sot s’ka politikë të jashtme
Demokracia
13:48 | 12 Prill 2022

Share:

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, sot në seancën e Kuvendit ku po diskutohet për politikën e jashtme, është shprehur i zhgënjyer se si udhëheqësit institucionalë nuk gjenden aty prezentë për këtë temë.

‘’Kurti e Gërvalla duke dashur të bëjnë protagonizëm për luftën në Ukrainë, Kosova sot s’ka politikë të jashtme. As ide, as veprim e angazhim.’’, ka thënë ai.

‘’Kaosi i shkaktuar i ka pamundësuar Kosovës edhe arritjen e qëllimeve të saj në arenën ndërkombëtare. Nga një ministre është jo kompetente e papërvojë, që më shumë ka prodhuar skandale humoristike. Gjë që po përdoret edhe nga Serbia në arenën ndërkombëtare’’, ka thënë Krasniqi.

Edhe Bislimi duke u ndjerë i lënë pas dore është bërë protagonist edhe në arenën vendore e ndërkombëtare, pikërisht kur Kosovës iu dha mundësia për anëtarësim në KE. Erdhi skandali amatoresk i Bislimit’’, shtoi ai.

Të ngjashme
Lajme • 19 Maj 2024