Lajme
Krasniqi: Perëndimi mund ta ruaj eperësinë ndaj ortodoksisë vetëm me shqiptarët muslimanë
Demokracia
15:17 | 18 Shkurt 2023

Share:

Profesori universitar, Milazim Krasniqi ka thënë se në një Kosovë të deshqiptarizuar e të deislamizuar do të triumfojë përsëri ortodoksia sllave.

Krasniqi me anë të një postimi në “Facebook”, ka thënë se fitorja e Kosovës mbi pansllavizmin ka qenë diçka e jashtëzakonshme.

“Fitorja e Kosovës mbi pansllavizmin ka qenë dhe mbetet spektakulare. Kosova ka mbijetuar në atë ballafaqim të pabarabartë dhe është aftësuar të luftojë për identitetin, lirinë dhe pavarësinë e vet. Prandaj, tash mundet edhe më lehtë të mbrohet jo vetëm nga rreziku i armiqve po edhe nga projektet hileqare të miqve. E sigurt është se në një Kosovë të deshqiptarizuar e të deislamizuar, sërish do të triumfonte ortodoksia sllave, sepse Perëndimi pa shqiptarët e Kosovës, shumica absolute e të cilëve janë muslimanë, nuk ka asnjë shans të ruajë fitoren mbi ortodoksinë dhe pansllavizmin këtu”, ka shkruar Krasniqi.

Të ngjashme
Lajme • 19 Maj 2024