Lajme
Krasniqi: Për VV-në, Kushtetuta, ligjet e procedurat vlejnë vetëm kur i konvenojnë
Demokracia
14:48 | 03 Maj 2025

Share:

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Altin Krasniqi ka thënë se qytetarët po e paguajnë çmimin më të lartë për “teatrin politik” të partisë së parë.

Për VV-në, ai ka thënë se Kushtetuta e ligjet vlejnë vetëm kur i konvenojnë.

“Qytetarët e Republikës së Kosovës po e paguajnë çmimin më të lartë për këtë teatër politik të partisë së parë, që sillet sikur Kushtetuta, ligjet dhe procedurat vlejnë vetëm kur i konvenojnë. Nëse nuk i ke numrat, dhe dëshiron zhbllokim institucional, atëherë ndrysho kandidaten që ka dështuar disa herë. Mos e mbani peng shtetin për inate apo interesa partiake!” – ka shkruar Krasniqi.

Theksojmë se sërish nuk ka kaluar propozimi i VV-së që kryetari i Kuvendit të zgjidhet me votë të fshehtë.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ka thënë se vetëm 54 deputetë kanë votuar pro këtij propozimi.

Kundër ishin një deputet, kurse nuk kishte asnjë abstenim.

Të ngjashme