Lajme
Krasniqi për sulmin e Rusisë në Ukrainë: Akt i rëndë dhe i papranueshëm
Demokracia
13:15 | 24 Shkurt 2022

Share:

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka reaguar pas sulmeve të Rusisë në Ukrainë, raporton Demokracia.com.

Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se ky akt të rëndë e të papranueshëm dhe mbështesim qytetarët e Ukrainës që janë detyruar të mbrojnë jetën dhe lirinë e tyre.

Më poshtë keni postimin e plotë të Krasniqit:

Sot, me mendje e lutje jemi me qytetarët e Ukrainës, të cilët janë zgjuar në mes një agresioni ushtarak nga Rusia, agresion që shkel jo vetëm të Drejtën Ndërkombëtare, por edhe vlerat e përbashkëta qytetëruese.

Ndajmë shqetësimin e thellë me botën demokratike për këtë akt të rëndë e të papranueshëm dhe mbështesim qytetarët e Ukrainës që janë detyruar të mbrojnë jetën dhe lirinë e tyre, duke u solidarizuar plotësisht me ta në këtë orë të errët të historisë evropiane.

Të ngjashme