Lajme
Krasniqi për qeverisjen e Kurtit: Model i stagnimit, nuk e ka synim zhvillimin
Demokracia
20:58 | 25 Mars 2023

Share:

Juristi Albert Krasniqi, ka komentuar qeverisjen 2- vjeçare të kryeministrit Kurti.

Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se modeli i qeverisjes së kryeministrit Albin Kurti ishte ai i stagnimit.

“Albin Kurti tashmë ka dy vite që është në krye të Qeverisë. Përafërsisht kaq kohë kanë pasur për të qeverisur kryeministrat para tij brenda një mandati. Kjo është periudhë e mjaftueshme për të kuptuar modelin e qeverisjes dhe ndjekur trajektoren e progresit. Modeli i qeverisjes së Kurtit është model i stagnimit”, ka shkruar Krasniqi.

Tutje, ai tha se kjo Qeveri nuk kishte synim zhvillimin, ka rritur lëmoshën dhe ka ndalë investimet.

“Menaxhim administrativ i punëve të përditshme të shtetit, pa synimin për zhvillim. Rritje të lëmoshës, pa përmirësuar mirëqenien. Ndalje të investimeve nga frika e korrupsionit, e humbje më të mëdha nga mosveprimi. Kapje në emër të ç’kapjes së institucioneve të pavarura. Centralizim të pushtetit dhe sulme ndaj mediave”, ka shkruar ai.

Të ngjashme