Lajme
Krasniqi pasi dëgjoi intervistën e Elvis Hoxhës: Më duket se ai është shef i Albin Kurtit, jo e kundërta
Demokracia
14:57 | 05 Shkurt 2023

Share:

Profesori universitar dhe analisti, Milazim Krasniqi, po thotë se Elvis Hoxha, zyrtari i Vetëvendosjes nga Shqipëria është shefi politik i Albin Kurtit.

Krasniqi në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se në një intervistë dhënë së fundi, Hoxha u prezantua si një “ekstremist tipik idelogjik”.

“E shikova mbrëmë intervistën e Franko Egros me Elvis Hoxhën në „Ballkan Talks“ të Euroneës Albania. Elvis Hoxha u prezentua shumë i koncentruar, shumë i strukturuar. Natyrisht u prezentua si një ekstremist tipik ideologjik, që mendon se realiteti duhet t’u përshtatet ideve të tij e jo idetë të korrespondojnë me realitetin.” – ka shkruar Krasniqi.

Sipas tij, Elvis Hoxha është shef politik i Albin Kurtit, megjithatë, tha se kjo është mbresë e tij e jo fakt.

“Përtej kësaj, mbresa ime nga kjo intervistë është që Elvis Hoxha është shefi politik i Albin Kurtit. Po flas për mbresë, jo për fakte. Thjesht, ai fliste si personi që e harton politikën ndërsa të tjerët, përfshirë edhe Albinin, janë zbatuesit e saj. Kaq arrita të kuptoj”, ka shkruar ai.

Të ngjashme