Lajme
Krasniqi pas vendimit të Supremes: Për një gjobë nuk po më lejohet kandidimi, të specifikohen dënimet
Demokracia
18:47 | 29 Janar 2021

Share:

Gjykata Supreme e ka refuzuar si të pabazë ankesën e Nismës për t’i lejuar 12 kandidatët e dënuar që të garojnë në zgjedhje.

Mes tyre janë edhe ish-ministri Endrit Shala, si dhe ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi i cili ankohet që për një gjobë nuk po mundet të jetë pjesë e zgjedhjeve.

Ai ka thënë për Klan Kosovën që ky vendim i gjykatës është i padrejtë dhe papredecent pasi sipas tij edhe më 2019 në një situatë të njëjtë i është lejuar që të marrë pjesë në zgjedhje.

Krasniqi ka kërkuar që të bëhet njëfarë specifikimi i dënimeve, pasi që për një gjobë 200 euro i duket e papranueshme që të mos i lejohet garimi në zgjedhje.

Lexo edhe: 

Ky është vendimi i plotë i Gjykatës Supreme lidhur me partitë që u ankuan për vendimin e PZAP-it

Të ngjashme