Besa vazhdon t’i radhis humbjes në elitë derisa sot u mposht thellë nga Gjilani me rezultat 5:1.
Pas ndeshjes kryetrajneri i Besës, Leutrim Krasniqi, për “Art Motion” ka deklaruar se sot ekipi i tij do të luftojnë ndaj çdo kundërshtari dhe nuk bëhen pazar të askujt, shkruan Demokracia.com
“Ekipa ishte me dy fytyra, pjesën e parë u paraqitëm mjaftë mirë. Ndërsa në pjesën e dytë pranuam gola të lehtë dhe ishte një rezultat tejet i thellë. Besa në çdo ndeshje do te hyjë vetëm për fitore, nuk do të bëhemi pazar të asnjë ekipi, por do ta ruajmë nderin tonë”, deklaroj Krasniqi.
Besa me këtë humbje pas 27 jave mbetet në vendin e fundit me vetëm 10 pikë, ndërsa Gjilani është ngritur në kuotën e 40 pikëve./Demokracia.com