Besnik Krasniqi e ka komentuar fitoren e sotme të Prishtinës ndaj Llapit.
Në kuadër të javës së 23-të në Superligën e Kosovës, Prishtina mundi Llapin në derbin rajonal me rezultat 2:0, shkruan Demokracia.com.
Njërin prej golave e shënoi edhe mbrojtësi i krahut, Besnik Krasniqi.
Pas ndeshjes, në një prononcim për faqen zyrtare të klubit kryeqytetas, Krasniqi u shpreh i lumtur me fitoren.
– “Ishte ndeshje e fituar me shumë rëndësi në një përballje shumë të fortë sidomos duke pasur parasysh se Llapi kishte bërë paraqitje shumë të mira në ndeshjet e fundit”, ka thënë Krasniqi.
“I jemi qasur në maksimum ndeshjes dhe me plotë meritë e fituam. Sa për gol, shpresoj të vazhdojë kështu me sa më shumë gola tjerë”, deklaroi ish-futbollisti i Ballkanit. /Demokracia.com