Lajme
Krasniqi pas deklaratës së Sveçlës: Qeveria do përplasje për largim të vëmendjes nga skandali i përgjimeve
Demokracia
14:28 | 15 Korrik 2023

Share:

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas deklaratave të ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, duke thënë se Qeveria po kërkon përplasje për ta larguar vëmendjen nga përgjimet e publikuara me shefes së GP të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila me nënkryetarin e Listës Srpska, Sllavko Simiq.

“Përmes një deklarate skandaloze dhe fyese ndaj veteranëve dhe gazetarëve, nxitëse mbi të gjitha – Qeveria e Albin Kurtit po kërkon përplasje. Vetëm një Qeveri e dështuar, e papërgjegjshme dhe pa fijen e ndërgjegjes, përmes veprimeve të saj, kërkon dhunë në mesin e popullit të saj”, ka shkruar Krasniqi.

Ai tha se veteranët kanë paralajmëruar sot protestë paqësore për të kërkuar respekt dhe dinjitet nga një Qeveri e cila po i diskriminon në çdo hap e vendim.

“Pikërisht, për ta eskaluar këtë protestë që veteranët tanë të përballen me policinë, vëllezërit dhe motrat e veta, një ministër pa karakter si Xhelal Sveçla del me fyerje dhe nxitje të tilla. Kjo Qeveri e ka humbur arsyen. E ka humbur rrugën. Shpëtimin, sikur gjatë gjithë historisë së saj, e kërkon në përplasje civile. Turp i madh! Fatkeqësi e madhe! Gjithsesi, kjo është vetëm një tentativë e ulët e Qeverisë, e dështuar në të njëjtën kohë që përmes nxitjes dhe skandalit të radhës ta heqë vëmendjen nga koordinimi i Albin Kurtit me Millan Radojçiqin, përmes shefes së Grupit Parlamentar, Mimoza Kusari-Lila”.

Ai tha se përgjimet dëshmuan se kush me kë po koordinohet dhe me kë po bashkëpunon – “edhe në dëm të interesit të vendit”.

“Ftoj veteranët dhe të gjithë pjesëmarrësit sot në protestë për vetëpërmbajtje dhe qetësi. Mos bini pre e këtij orkestrimi antikombëtar!”.

Të ngjashme