Lajme
Krasniqi pas anulimit të “Sunny Hill”: Xhelozi e sëmurë, injorancë e mungesë kompetence nga Qeveria
Demokracia
20:57 | 14 Qershor 2022

Share:

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka ka reaguar pas anulimit të festivalit “Sunny Hill” që ishte paraparë të mbahej në Prishtinë.

Krasniqi ka thënë se Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje i mbyllën derën të vetmit festival të muzikës me përmasa botërore, përcjell Demokracia.com.

Krasniqi ka theksuar se në secilin shtet tjetër të botës, një artiste kulmore si Dua Lipa, do të trajtohej si aset e pasuri. Por, fatkeqësisht, jo edhe në Kosovë.

“Në secilin shtet tjetër të botës, një artiste kulmore si Dua Lipa, do të trajtohej si aset e pasuri. Por, fatkeqësisht, jo edhe në Kosovë. Është krejt e pabesueshme, por, Qeveria po e përzë nga Prishtina një ndër iniciativat më të mëdha dhe të suksesshme artistike, “Sunny Hill” Festival. Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti i mbyllën derën të vetmit festival të muzikës me përmasa botërore në vendin tonë.”, shtoi Krasniqi.

Ai e ka quajtur veprim të turpshëm e që sipas tij tregon më shumë se gjithçka për xhelozinë e sëmurë, injorancën e thellë, e kompetencën e munguar të komplet një Qeverie e cila sipas Krasniqit secilën ditë po i sjell një skandal më të madh se tjetrin. /Demokracia.com/

Të ngjashme