Sport
Krasniqi para sfidës me Malishevën: I kemi analizuar mirë, shpresoj të jemi në ditën tonë
Demokracia
17:01 | 22 Shkurt 2022

Share:

Futbollisti i Dritës, Albin Krasniqi ka folur sot në një konferencë për media në prag të takimit me Malishevën.

Malisheva e mirëpret Dritën të mërkurën në stadiumin “Liman Gegaj” në kuadër të javës së 21-të Superligë, shkruan Demokracia.com.

Mesfushori i Dritës, Albin Krasniqi deklaroi se e kanë analizuar mirë skuadrën e drejtuar nga Arsim Thaqi dhe se shpreson që ai me bashkëlojtarë të jenë në ditën e tyre më të mirë.

“Malisheva ka lojtarë me eksperiencë dhe që dijnë të bëjnë diferencën në lojë. Kemi bërë të gjitha përgatitjet dhe shpresoj të jemi në ditën tonë më të mirë. I kemi analizuar futbollistët e tyre dhe në përgjithësi skuadrën për t’i ndaluar”, ka thënë Krasniqi në konferencë./Demokracia.com/

Të ngjashme