Lajme
Krasniqi: Nga vetëvendosje për shqiptarët, në vetëqeverisje për serbët
Demokracia
13:27 | 19 Mars 2023

Share:

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi ka reaguar në lidhje me marrëveshjen e mbrëmshme ndërmjet Kosovës e Serbisë, në Ohër.

Krasniqi nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka ironizuar me kauzën e Lëvizjes Vetëvendosje e që ishte vetëvendosje për shqiptarët, duke thënë se tash kemi ardhur në pikën ku do të kemi vetëqeverisje për serbët.

Me aneksin e dakorduar më 18 mars në Ohër, Kosova e Serbia janë marrë vesh që serbët e Kosovës, të vetmenaxhohen, në kuadër të marrëveshjeve të mëparshme të arritura ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Të ngjashme
Lajme • 24 Prill 2024
Lajme • 24 Prill 2024