Lajme
Krasniqi: Nëse 50% e njerëzve mendojnë për veteranët si Murati, ne kemi problem si shoqëri
Demokracia
11:08 | 15 Korrik 2023

Share:

Profesori universitar Milazim Krasniqi ka komentuar deklaratën e Hekuran Muratit, i cili para se të bëhej ministër veteranët e UÇK-së i pat quajtur mercenar.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se nëse 50% e njerëzve në Kosovë mendojnë si Murati për veteranët, atëherë shoqëria kosovare ka probleme.

“Nëse 50% e njerëzve që kanë votuar në zgjedhjet e fundit parlamentare pajtohen që ky person të jetë ministër i qeverisë së Republikës së Kosovës, atëherë ne nuk kemi probem me këtë person, po kemi problem me vetveten si shoqëri”, ka shkruar Krasniqi.

Të ngjashme