Lajme
Krasniqi: Moszbatimi i vendimit për manastirin e Deçanit e solli nenin 7 të Marrëveshjes Bazike
Demokracia
11:30 | 16 Mars 2024

Share:

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për zvarritjen e zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pronat e Manastirit të Deçanit.

Ai ka bërë me dije se zvarritja e këtij procesi i ka sjell pasoja Kosovë, të cilat janë evidentuar edhe në Marrëveshjen Bazike të Brukselit.

Në një intervistë për gazën “Blic”, ai ka thënë se neni t i kësaj marrëveshje ku flitet për avancimin e statusit të Kishës Ortodokse Serbe është për shkak të moszbatimit të vendimit për Manastirin.

Me këtë draft nuk bën me ba asnjë Asociacion, por ai është kryeministër, ai është dasht që dy vite me ofru draftin e vet. Këtu është problemi, ky nuk po lëviz. Ky ka nis me paralajmëru që mundem me bo një draft dhe është njësoj sikur me Manastir, ta kish zbatu para dy vitesh vendimin për Manastirin e Deçanit, dhe ta kishte ofru atëherë draftin, sidomos në kohën kur ka fillu agresioni rus mbi Ukrainën, dhe me kërku me bo marrëveshjen na kishim pas krejt tjetër marrëveshje, nuk na kish mbet kjo marrëveshje. Nenin 7 në marrëveshjen bazike e kemi për shkak të moszbatimit të vendimit për ‘Manastirit të Decanit’. Këta po munohen me manipulu tu thanë vetmenagjim, çfarë vetmenagjimi ajo është autonomi”, ka thënë Krasniqi.

Të ngjashme