Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se me trishtim e ka marrë lajmin e rëndë për aksidentin tragjik në Kroaci të një autobusi me bashkëatdhetarë që po udhëtonte nga Gjermania drejt Kosovës.
Ai në një postim në Facebook ka shprehur ngushëllimet e tij për familjet që sot humbën më të dashurit e tyre, gjersa të lënduarve u ka uruar shërim të shpejtë.
“Gjithashtu, falënderoj autoritetet kroate që po bëjnë gjithçka për t’iu gjendur pranë të aksidentuarve”, shkroi Krasniqi.